Eriksen tek Inter – të hënën testet mjekësore

Christian Eriksen me shumë gjasë do të jetë lojtar i skuadrës së Inter, pas merkatos së janarit.

Sport

23/01/2020 22:13

‘Zikaltrit’ kanë pasur objektiv kryesor transferimin e yllit danez i cili luan me Tottenham, Eriksen, dhe duket se janë shumë afër finalizimit të një marrëveshje.

‘Sportitalia’ shkruan se Eriksen do të jetë në Milano të hënën, për të kryer testet mjekësore tek Inter, transmeton lajmi.net.

Inter me gjasë do të paguaj rreth 20 milionë euro për të siguruar kartonin e yllit danez.

Lojtari është pajtuar për një kontratë valide me Inter, deri në vitin 2024, me vlerë prej 10 milionë eurove fitime.

Kontrata e Eriksen me Tottenham skadon në fund të këtij sezoni, dhe si pasojë e mungesës së rinovimit, Spurs nuk duan ta humbin si lojtar të lirë, duke qenë kështu gati ta shesin atë qysh në janar. /Lajmi.net/