Manchester United interesohet për yllin e Inter

Manchester United pritet të bëjë një lëvizje drejt yllit të Inter.

Sport

20/01/2020 16:46

Matias Vecino është lojtari të cilit i është bërë me dije se nuk pëlqehet në ‘San Siro’ dhe po kërkon një skuadër të re.

‘Sky Sport Italia’ shkruan se Manchester United janë duke përgatitur një ofertë për mesfushorin nga Uruguai, transmeton lajmi.net.

Skuadra angleze është aktive në merkato për të gjetur një mesfushor, pasi Pogba dhe McTominay po përballen me lëndime afatgjate.

Bruno Fernandes është një nga emrat tjerë që është lidhur me një kalim të mundshëm në ‘Old Trafford’, por duket se ajo lëvizje do të dështojë.

Vecino shihet si atlernativë. Mbetet të shihet nëse ‘djajtë e kuq’ do të mbyllin një marrëveshje me Inter, për Vecino. /Lajmi.net/