Barcelona dhe Man City duan shërbimet e talentit të Inter
Një garë e madhe do të zhvillohet jashtë fushave të blerta, për shërbimet e yllit në rritje të Inter.
Sport
Barcelona dhe Manchester City janë dy skuadrat që duan shërbimet e mbrojtësit të Inter, Bastoni, transmeton lajmi.net.
Alessandro Bastoni është 20 vjeçari që ka zënë një vend në formacionin e Antonio Conte, dhe po tërheq vëmendjen e skuadrave të mëdha evropiane.
Manchester City thuhet se po mendon një shkëmbim mes Joao Cancelo dhe Bastoni, ofertë kjo që do të mund t’i interesonte ‘Zi kaltërve’.
Në verën e viti 2017, Inter paguante 31 milionë euro për kartonin e Bastoni, të cilin e mori nga Atalanta.
‘Zi kaltrit’ nuk janë të interesuar të ndajnë rrugët me lojtarin, por ndonjë ofertë marramendëse mund të ndryshojë situatën. /Lajmi.net/