Lojtarët e Inter duan transferimin permanent të Alexis Sanchez

Alexis Sanchez duket se ka fituar një vend në zemrat e shokëve të skuadrës tek Inter.

Sport

17/01/2020 20:52

Sanchez luan si i huazuar tek skuadra e Inter, por duket se shokët e skuadrës e pëlqejnë shumë dhe tashmë duan transferimin permanent të tij.

31 vjeçari ka hasur në vështirësi tek Interi, pasi në fillim të sezonit ka pësuar një dëmtim që e detyroi të qëndronte jashtë fushave të blerta.

Por, ‘Dailymail’ shkruan se kiliani mbetet një figurë e dashur në dhomat e zhveshjes së Inter, transmeton lajmi.net.

Lojtarët dëshirojnë transferimin permanent të tij, por Sanchez do të duhet të heq dorë nga kërkesat e larta për pagën e lartë, që prek 400 mijë funte në javë.

Mbetet të shihet nëse Inter gjatë verës do të shkojë në garë për kartonin e plotë të yllit kilian. /Lajmi.net/