Duhani nga shisha mund të shkaktojë sulm në zemër

Pirja e duhanit të tubave të nargjileve mund të rrisë rrezikun për një sulm ose goditje në zemër e cila shkakton mpiksje vdekjeprurëse të gjakut, frikësohen shkencëtarët.

Lifestyle

16/01/2020 14:35

Tubat tabletop konsiderohen të jenë ‘më të shëndetshëm’ sepse tymi kalon nëpër ujë para thithjes.

Për herë të parë, hulumtimi mbi minjtë ka treguar që tymi nargjile bën që qelizat e gjakut të bëhen hiperaktive, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Nga eksperimentet e bëra në Universitetin e Teksasit zbuluan qe brejtësit kishin gjakun e mpiksur pesë herë më shumë se sa normalja.

Ekspertët nuk studiuan nëse mpiksjet shkaktuan sulm në zemër ose goditje në tru – por ato janë një nga shkaktarët për të bllokuar enët e gjakut.

Zbulimet sugjerojnë se shisha nuk është më pak e rrezikshme se pirja e cigareve tradicionale, një zakon i njohur që kërcënon shëndetin e zemrës. /Lajmi.net/