Eriksen edhe më afër Interit
Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ndodhet në Londër, ku do të diskutojë me drejtuesit e Tottenham për të arritur një marrëveshje për mesfushorin Christian Eriksen.
Sport
Ausilio do të takojë zyrtarët e Spurs për të provuar të arrijnë marrëveshje për reprezentesuin danez, dhe të transferojnë atë në qytetin e Milanos, sa më parë që është e mundur.
Tottenham kërkon 20 milionë euro për Eriksen, kontrata e të cilit skadon në qershor, ndërsa Inter janë të gatshëm të paguajnë deri në 13 milionë euro, plus disa shtesa të mundshme.
Ausilio është zakonisht njeriu që negocion detajet e imëta të kontratave të lojtarëve të Interit.
Inter do t’i ofrojnë Eriksenit kontratë katër vjeçare e gjysmë, me afro shtatë milionë euro në sezon./Lajmi.net/