Gjithçka e kryer, Giroud do të kalojë te Interi

Raportet në Francë pretendojnë se agjenti i Olivier Giroud do të jetë në Milano nesër për të finalizuar transferimin e sulmuesit të Chelseat në Inter për 4.5 milion euro plus bonuse.

Sport

15/01/2020 14:50

Sky Sport Italia raportoi mbrëmë se testet mjekësore do të bëhen brenda fundjavës, por RMC Sport beson se do të jetë edhe më shpejt se kaq.

Ata sugjerojnë që agjenti Michael Manuello do të jetë në Milano të enjten për të përfunduar transferimin dhe të hartojë detajet përfundimtare të kontratës dy vjeç e gjysmë, transmeton lajmi.net.

Gianluca Di Marzio kishte thënë se Chelsea kishte rënë dakord për një tarifë prej 4.5 mln euro plus 1 milion euro bonuse, ndërsa eksperti i transferimit të RMC, Mohamed Bouhafsi thotë se transferi do të kushtojë 6.5 milion euro duke përfshirë të gjitha bonuset e ndryshme.

Transferimi mund të ndodhë më në fund tani që Matteo Politano ka gjetur një klub të ri, duke iu bashkuar Romës në një shkëmbim të drejtpërdrejtë me Leonardo Spinazzola. /Lajmi.net/