Prishen punët për Inter, garës për Eriksen i futet gjiganti francez
Paris Saint-Germain po përgatitet t'i rrëmbejë Interit Christian Eriksen nga Tottenham.
Sport
Danezi do të largohet nga klubi verior i Londrës këtë muaj, me vetëm gjashtë muaj të mbetura në marrëveshjen e tij aktuale.
Oferta e parë prej 10.5 milionë funte e Inter u refuzua nga skuadra e Premierligës, të cilët dëshirojnë hiq më pak se 20 milionë euro, përcjell lajmi.net.
Sidoqoftë, sipas Mirror, Paris Saint-Germain janë të gatshëm të rivalizojnë skuadrën e Serie A për nënshkrimin e 27-vjeçarit.
E përditshmja angleze raporton se kampionët e Ligue 1 kanë monitoruar bisedimet midis plaëve dhe janë inkurajuar nga zvarritja që rrethon marrëveshjen.
Me Eriksen që kanë mbetur vetëm gjashtë muaj në kontratën e tij, pala franceze është e lirë të afrohet drejtpërdrejt edhe me lojtarin. /Lajmi.net/