Giroud gjithnjë e më afër kalimit tek Inter
Inter është shumë afër që të bëjë edhe një lëvizje të madhe për fazën ofensive.
Sport
Tash e disa ditë, emri i Olivier Giroud lidhet me një kalim të mundshëm tek skuadra e Inter.
Gazetari italian, Nicolo Schira, shkruan se Inter ka arritur në marrëveshje me Giroud, për një kontratë të vlefshme deri në vitin 2022, transmeton lajmi.net.
Schira thotë se lojtari dhe skuadra janë pajtuar, dhe tashmë pritet vetëm akordi me skuadrën e Chelsea.
7 milionë është shuma e kërkuar për francezin, kurse Inter ka ofruar pesë milionë euro.
Mbetet të shihet nëse marrëveshja do të finalizohet gjatë këtyre ditëve. /Lajmi.net/