Rrënohet një objekt pa leje në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë

​Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka nisur rrënimin e një mbindërtimi në rrugën "Fehmi Agani".

Lajme

14/01/2020 10:25

Drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri tha se pjesa më e madhe e këtij objekti është me leje por që kati i fundit është pa leje dhe për këtë është tërhequr vërejtja palës.

Tahiri tha se vendimi për rrënim të katit të fundit të kësaj ndërtese është marrë më 6 janar të këtij viti dhe pala është njoftuar për afatin prej 15 ditësh që duhet ta rrënojë vetë.

“Ky rrënim do të ekzekutohet dhe pjesa më e madhe e këtij objekti është i ndërtuar me leje por javëve të fundit ka filluar që ta ngrisë edhe një katë pa leje. Javëve të fundit ka filluar që ta ngrisë edhe një kat pa leje, pavarësisht se inspeksioni ka qenë disa herë i ka ndërmarrë të gjitha masat ligjore pala nuk i ka përfillur ato dhe ka vazhduar prapë me ndërtim. Më 6 janar është marrë vendimi për rrënim dhe është dhënë palës afat 15 ditë që ta ekzekutoj vetë rrënimin, por në rast se vazhdon me punime sigurisht qe inspeksioni duhet të ndërhyjë menjëherë dhe edhe para këtij afati, pala ka vazhduar dhe këtë fundjavë ka vendosur edhe pllakën e katërt dhe kësisoj ne jemi organizuar”, tha ai.

Tutje ai tha se gjatë viti 2019 dhjetëra rrënime janë ekzekutuar, por që është minimizuar tendenca për ndërtime pa leje.

Në vendin e ngjarjes u panë pjesëtarë të Policisë se Kosovës, por që pronarët e kësaj ndërtese nuk ishin të pranishëm./kp