Lampard tregon hapur: Pedro është në planet e mia

Frank Lampard ka zbuluar planet e tij për të ardhmen, lidhur me Pedro Rodriguez.

Sport

11/01/2020 08:16

Trajneri i Chelsea, Lampard, nuk ka mundur të shmang pyetjet për merkaton, në konferencën e mbajtur për shtyp, para ndeshjes së vikendit në Premierligë.

Anglezi ka folur lidhur me Pedro Rodriguez, lojtarin që lidhet me një rikthim të mundshëm tek Barca, duke bërë të ditur se planifikon në të dhe se ai nuk do të shkojë askund.

“Ai është pjesë e planeve të mia. Kam nisur sezonin, ai ishte në skuadër, dhe pastaj, për fat të keq, ai u lënduar në Norwich para ndeshjes, dhe duhej të bëja ndryshim” ka thënë Lampard, transmeton lajmi.net.

“Pastaj, ai ishte jashtë për një kohë, dhe unë kam konkurrencë në atë repart. Por, ai ka diçka që mund të kontribuojë këtu” ka shtuar tutje anglezi, duke bërë të ditur se spanjolli nuk është në shitje.

Chelsea luan në udhëtim tek Burnley, me fillim nga ora 16:00. /Lajmi.net/