ZYRTARE: Kolarov – Roma, deri më 2021
Aleksandar Kolarov ka nënshkruar kontratë të re me Romën deri më 2021.

Sport
Roma ka njoftuar se Aleksandar Kolarov ka nënshkruar kontratë të re me klubin deri më 30 qershor, 2021.
“Dua të falenderoj klubin për këtë vazhdim të kontratës, është motiv i kënaqësisë së madhe për mua”, deklaroi mbrojtësi i krahut, transmeton lajmi.net.
“Edhe sot jetoj në pikënisje, synoj të përmirësohem edhe më tepër dhe të kontribuoj në zhvillimin e vazhdueshëm të klubit”, theksoi ai.
Kolarov erdhi në Romë në verën e vitit 2017 dhe deri tani ka bërë 113 paraqitje duke shënuar 17 gola.
“Jemi të lumtur me këtë kontratë të re. Alex gjithmonë ka garantuar angazhim të nivelit të lartë profesional në fushë dhe jashtë saj. Kjo është arsyeja pse kemi vendosur të vazhdojmë të besojmë tek ai”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Romës, Guido Fienga. /Lajmi.net/