Juve kontakton përsëri mbrojtësin e Chelsea

Skuadra e Juventus është e vendosur për transferimin e yllit të Chelsea.

Sport

04/01/2020 21:00

Emerson Palmieri është lojtari emri i të cilit figuron në listën e dëshirave të kampionëve të Serie A.

‘Calciomercato’ shkruan se Juve ka kontaktuar përsëri lojtarin e ‘Bluve’ të Londrës, Emerson Palmieri, transmeton lajmi.net.

Emerson ka luajtur disa dhjetëra herë në Premierligë, që kur kaloi aty dy vite më parë.

Ai mund të ribashkohet me ish trajnerin e tij, Maurizio Sarri, tek Juventus, nëse ‘Biankoneri’ ia dalin të finalizojnë marrëveshje me Chelsea. /Lajmi.net/