Arteta dëshiron yllin e Atletico Madrid tek Arsenal

Arsenal ka mësuar dëshirën e parë të Mikel Arteta për merkaton e janarit.

Sport

28/12/2019 16:47

Trajneri spanjoll, Arteta, ka marrë një punë mjaft të vështirë tek Arsenal, pasur parasysh formën e skuadrës, dhe ai e di se duhen përforcime për t’i kthyer ‘Gunners’ në rrugë të drejtë.

‘Express’ raporton se Arsenal janë të interesuar për nënshkrimin e Thomas Lemar të Atletico Madrid, transmeton lajmi.net.

Këtë lëvizje skuadra nga Londra veriore synon ta kryej qysh muajin tjetër, në merkaton e janarit.

Arteta beson se skuadra ka nevojë për një anësor në skuadër, dhe ka identifikuar reprezentuesin francez si objektiv kryesor.

Gjithsesi, Atletico pranojnë ta shesin lojtarin vetëm nëse Arsenal nis një ofertë serioze për të.

Kujtojmë se Lemar është 24 vjeçar dhe do të ishte një transferim në të cilin mund të llogaritet për shumë vite. /Lajmi.net/