Jeta në qytetin e akullt, aty ku ngrin gjithçka dhe temperaturat shkojnë deri në -53.2 gradë

Një spektakël unik dimëror është vënë në skenë në qytetin më ftohtë të Kinës, Huzhong, ku temperaturat shkuan deri në minus 53.2 gradë Celsius.

Bota

24/12/2019 08:08

Qytetarë të shumtë hodhën ujë të nxehtë në ajër , i cili kthehej menjëherë në akull dhe dëborë duke krijuar imazhe mahnitëse.

Për shkak të pozicionit gjeografik, Huzhong, përjeton çdo sezon temperatura rekord shumë të ulëta.

Qindra qytetarë u mblodhën bashkë duke formuar shifrat “-53.2 gradë Celsius”, për të festuar Solsticin Dimëror në mënyrë unike.