S’ka fitues në ‘Camp Nou’, Barca dhe Real luajnë baras për të ndarë kreun në La Liga

Ka përfunduar pa fitues 0-0 përballja mes Barcelonës dhe Real Madridit e zhvilluar në ‘Camp Nou’.

Sport

18/12/2019 21:53

Barcelona dhe Real Madrid kanë ndarë pikët në ‘El Clasicon’ e mbetur të muajit dhjetor, pas një ndeshje shumë të barabartë të zhvilluar në shtëpinë e katalanëve, përcjell lajmi.net.

Rasti i parë serioz në këtë ndeshje u tregua në minutën e 10’, kur Karim Benzema provoi me kthim, por në vend ishte portieri Ter Stegen, shkruan lajmi.net.

Real Madrid iu afrua sërish golit në minutën e 17’ kur Casemiro tentoi të shënonte me kokë, dhe me kokë nga vija e portës topin largoi Gerard Pique.

Të njëjtën gjë veç te Real Madrid e bëri Sergio Ramos në minutën e 31’, kur i mohoi golin Lionel Messit.

Minuta e 41’, solli në pah edhe njëherë Lionel Messin, që bëri një asistim spektakolar për Jordi Alban, që gjuajti me të majtën, por jashtë portës.

Rasti i fundit në këtë pjesë iu tregua mesfushorit të ri të Real Madrid, Valverde, që me një goditje të fortë, nuk arriti të mposhtë Ter Stegen.

Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte me ritëm të lartë, dhe pavarësisht tentimeve të të dy skuadrat, mbrojtjet ishin në nivelin e duhur.

Rasti i parë për t’u përmendur, është ai i minutës së 68’, kur Bale provoi me një goditje të fuqishme, por që shkoi afër shtyllës pingule të Barcelonës.

Me këtë barazim, të dy skuadrat ndajnë vendin e parë në La Liga me nga 36 pikë./Lajmi.net/