El Clasico më e pasigurtë: 4000 agjentë në aksion, 32 mijë njerëz protestojnë jashtë Camp Nou
Bota e futbollit sot ka vëmendjen tek “El Clasico” e famshme që zhvillohet në “Camp Nou”, midis Barcelonës e Real Madridit.
Sport
Për shkak të protestave të fundit, niveli i sigurisë në Barcelonë është më i madh se kurrë më parë.
Plot 4000 agjentë do të blindojnë stadiumin për të garantuar siguri maksimale.
Të dyja skuadrat do të dalin në të njëjtën kohë nga hoteli dhe nën përcjellje të policisë do të futen në stadium, dy orë më herët para fillimit të ndeshjes (18:00).
Ndërsa, 32 mijë njerëz janë regjistruar për të marrë pjesë në protestën e grupit “Cunami Demokratik” në Camp Nou poashtu sonte në orën 18:00.
Organizatorët e protestës kanë insistuar se protesta e tyre nuk do ta ndikojë rrjedhën normale të ndeshjes. /Lajmi.net/