Mozzik me urim të veçantë për vajzën
Mozzik e ka uruar me fjalët më të bukura vajzën.

ShowBiz
Vajza e Mozzik dhe Loredanës sot feston ditëlindjen e parë, meqë rast nuk kanë munguar urimet e dy artistëve, shkruan lajmi.net.
Loredana vendosi që në ditëlindjen e vajzës të përmbledh me fjalë prekëse gjithçka që i ndodhi gjatë këtij viti.
Ndërsa, Mozzik ka publikuar një fotografi të Hanës, të cilës ia uroi gjitha të mirat e botës.
“Sa shpejt shkuan 1 vjet, Urime vajza ime datëlindjen tënde, ti sot nuk më kupton në këtë urim sepse ende je e vogël..por kur do rritesh dashte Zoti do e lexosh e do i kuptosh shumë gjëra! Të uroj shëndet e gjitha të mirat e jetës, Zoti qoftë me ty në çdo hap! Të don Baby yt i sinqertë”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se projekti i fundit nga ky reper është “Zemra ime”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip. /Lajmi.net/