Barcelona – Real Madrid, merret vendimi i fundit

El Clasico e të mërkurës do të jetë jashtë çdo standardi të mëparshëm.

Sport

17/12/2019 11:10

Kjo ndeshje e paraparë për 26 tetor, është shtyrë për 18 dhjetor, shkaku i tensioneve dhe trazirave në Kataloni.

Për t’i ikur çdo incidenti të mundshëm, të dy skuadrat do të ndajnë të njëjtin hotel për disa orë.

Asgjë nuk mbaron këtu, pasi të dy ekipet së bashku me gjyqtarët përgjegjës për drejtimin e ndeshjes, e kanë obligim që në ora 18:00 të jenë në Camp Nou, përcjell lajmi.net.

Organizatorët synojnë që çdo gjë të kenë në kontroll, duke mos lënë asgjë për improvizime të mundshme të minutës së fundit në rast të ndonjë incidenti.

Përcjellja e skuadrës së Real Madridit nga aeroporti drejt hotelit e pastaj drejt Camp Nou, do të bëhet nën masa të rrepta të sigurisë./Lajmi.net/