Derrat e egër rikthehen në Parkun e Gërmisë

Derrat e egër janë rikthyer në parkun Gërmia pas më shumë se një viti pas ata rrezikoheshin të zhdukeshin si pasojë e gjuetisë së paligjshme.

Lajme

15/12/2019 21:37

Në një video të publikuar nga Gërmia Park Wildlife në profilin e saj në Facebook mund të shihet një familje derrash të egër, që në Parkun e Gërmisë, ka qenë gati krejtësisht e zhdukur.

“Ne shpresojmë qe kjo video nuk do të bëhet shkak që keqbërësit të vërsulen drejt Parkut në kërkim të derrave, kur dihet fare mirë që gjuetia, në Parkun e Gërmisë është e ndaluar me ligj”, përkujton Gërmia Park Wildlife.

Postimi i plotë:

Përmes kësaj videoje, dëshirojmë të ju tregojmë suksesin e Komunës së Prishtinës dhe Drejtorisë se Parqeve. Pothuajse pas dy viteve me ndalesën e gjahut në Parkun e Gërmisë, si duket Parku ka filluar ta marrë veten.

Në video shihet një familje derrash të egër, që në Parkun e Gërmisë, ka qenë gati krejtësisht e zhdukur. Gjatë një viti në asnjë rast nuk kemi hasur në tufa të derrit të egër, sepse të gjitha videot që kemi arritur të kapim me kamerën kurth gjithmonë kemi has vetëm në një derr.

Kjo nënkupton që numri i tyre ka qenë në rrezik zhdukjeje, kur dihet që derrat nuk jetojnë vetëm.

Gjithashtu dëshirojmë të ju bëjmë me dije, që video është bërë larg shtegut të Gërmisë dhe nuk paraqet rrezik, të paktën derisa numri i tyre vazhdon të jetë i vogël.

Ne shpresojmë qe kjo video nuk do bëhet shkak që keqbërësit të vërsulen drejtë Parkut në kërkim të derr ave, kur dihet fare mirë që gjuetia, në Parkun e Gërmisë është e ndaluar me ligj.