Cakaj falënderon FSK-në: Humanizëm i lartë dhe profesionalizëm mbresëlënës
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka falënderuar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), për kontributin e dhënë në Shqipëri pas tërmetit.
Lajme
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shprehur falënderimet dhe konsideratat e tij më të larta për të gjitha shtetet e organizatat që qëndruan afër Shqipërisë, që prej orëve të para pas tërmetit.
Veçanërisht, Cakaj shprehet mirënjohës për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e lartë, atdhedashurinë më të thellë dhe profesionalizmin mbresëlënës të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Cakaj shprehet në statusin e tij se shërbimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjatë këtyre ditëve me vështirësi të shumta e me dhimbje të pafundme në Shqipëri, do të kujtohet gjithmonë me vlerësimin më lartë.
“Në fakt, gjatë këtyre ditëve me vështirësi të shumta e me dhimbje të pafundme, e gjithë Kosova ka dhënë shembullin e një solidariteti të paparë njerëzor dhe ka dëshmuar absolutisht trajtën më të thellë të bashkëndjenjes kombëtare”, ka shkruar Cakaj ndër të tjera, përcjell lajmi.net.
Postimi i plotë i Cakajt pa ndërhyrje:
Mes konsideratave më të larta e falenderimeve më të mëdha për të gjitha shtetet e organizatat që qëndruan afër Shqipërisë që prej orëve të para pas tërmetit, përtej çdo mëdyshje, Forca e Sigurisë së Kosovës meriton mirënjohjen më të veçantë për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e lartë e atdhedashurinë më të thellë dhe profesionalizmin mbresëlënës
?????!
Shërbimi i tyre këto ditë në Shqipëri do të kujtohet gjithmonë me vlerësimin më lartë!
Në fakt, gjatë këtyre ditëve me vështirësi të shumta e me dhimbje të pafundme, e gjithë Kosova ka dhënë shembullin e një solidariteti të paparë njerëzor dhe ka dëshmuar absolutisht trajtën më të thellë të bashkëndjenjes kombëtare.
Solidariteti e mbështetja e Kosovës kësaj rradhe mbeten frymëzues përtej asaj çka mund ta shprehë rëndom gjuha ?!. /Lajmi.net/