Hradecky, heroi i Leverkusen ndaj Bayern – ruajti porten me shikim të vështirësuar, pasi humbi thjerrëzat

Portieri i Bayer Leverkusen, Lukas Hradecky ishte heroi i mbrëmjes në ‘Allianz Arena’, anash Leon Bailey.

Sport

01/12/2019 09:46

Bailey shënoi dy golat e  fitores për ‘Aspirinat’, por Hradecky ka bërë diçka më heroike.

Portieri i Leverkusen kishte humbur thjerrëzat e tij gjatë pjesës së parë, duke bërë kështu që shikimi i tij të vështirësohet shumë. Ai këtë detaj e ka zbuluar pas ndeshjes.

“Humba thjerrëzat në pjesën e parë. Thuajse nuk shihja asgjë për 20 minuta, deri në pauzë” ka thënë Hradecky, transmeton lajmi.net.

“Provoni të luani kundër Bayern, me një sy” ka shtuar ai.

Bayer Leverkusen arkëtoi tri pikë të rëndësishme nga udhëtimi në ‘Allianz Arena’, pas fitores 1:2. /Lajmi.net/