14 vjeçari goditet nga vetura në Prishtinë, dërgohet në emergjencë
Një person është goditur nga vetura në Prishtinë.
Lajme
Zëdhënësi i Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi për lajmi.net ka konfirmuar rastin, duke thënë se viktima i përket moshës 14 vjeçare, shkruan lajmi.net.
I lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
“Me datën 30.11.2019. rreth orës 16:25h në rrugën ”Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë një veture e ka goditur një këmbësor (mashkull v.l.2005). I lënduari është derguar në QKUK për tretman mjekesor. Në vendin e ngjarjes ka dal dhe prokurori kujdestar, rruga për momentin është e mbyllur për qarkullim të automjeteve deri sa të përfundon egzaminimi i vendit të ngjarjes”, ka bërë të ditur Krasniqi. /Lajmi.net/