20 skuadrat e Serie A bashkohen kundër racizmit: Kemi problem serioz, nuk kemi kohë për të humbur

20 skuadrat e kampionatit elitar italian janë bashkuar për të luftuar racizmin.

Sport

29/11/2019 19:00

Skuadrat e Serie A kanë pranuar se problemet me racizmin po e dëmtojnë jashtëzakonisht shumë futbollin italian.

Të gjitha 20 skuadrat kanë vënë firmën në një letër të përbashkët, ku pranojnë se kanë problem serioz me racizmin, përcjell lajmi.net.

“Ne duhet që publikisht të pranojmë se kemi një problem serioz me racizmin. Është një problem që ne nuk kemi bërë mjaftueshëm gjatë viteve të fundit për ta ndalur. Imazhet e lojtarëve që ndaj të cilëve abuzohet në baza racore në futbollin italian janë parë dhe diskutuar në gjithë botën këtë sezon dhe kjo është e turpshme për të gjithë ne.”

“Asnjë individ nuk duhet të jetë subjekt i abuzimeve raciste – brenda apo jashtë futbollit- dhe ne nuk mund të qëndrojmë të heshtur më gjatë në këtë problem dhe të presim që të zhduket me magji.”

“Nxitur nga klubet, biseda pozitive janë mbajtur në javët e fundit me Lega Serie A, FIGC dhe ekspertë internacionalë në atë se si të ndalet ky problem në lojën tonë.”

“Ne, skuadrat e nënshkruara, jemi të bashkuara nga dëshira jonë për ndryshime serioze dhe Lega Serie A ka potencuar vendosmërinë për të prirë rrugën drejt një polise anti-racizëm, më strikte me ligje të reja dhe rregulla dhe plan edukimi,”

“Ne nuk kemi më shumë kohë për të humbur. Ne duhet tani të veprojmë me shpejtësi, me qëllim, dhe të bashkuar u bëjmë thirrje ju tifozëve që të na përkrahni ne në këtë nismë të rëndësishme.”

“Sinqerisht,
Atalanta, Bologna, Brescia, Cagliari, Fiorentina, Genoa, Hellas Verona, Inter Milan, Juventus, Lazio, Lecce, AC milan, Napoli, Parma, AS Roma, Spamdoria, Sassuolo, SPAL, Torino, Udinese”, shkruhet në letrën.

Mbetet të shihet nëse kjo iniciativë do të rris vetëdijen tek tifozët italianë. /Lajmi.net/