Chelsea barazon me Valencian, rrezikon kualifikimin

Chelsea nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në ‘Mestalla’ kundër Valencias në udhëtim, duke barazuar 2:2.

Sport

27/11/2019 21:13

‘Blutë’ e Londrës kanë rrezikuar me kalimin tutje në Ligën e Kampionëve, duke mos arritur të marrin më shumë se një pikë ndaj Valencias.

Carlos Soler në minutën e 40’, kaloi Valencian në epërsi 1:0.

Chelsea u rikthye në lojë duke përmbysur rezultatin, me golat e Mateo Kovacic në minutën e 41’ dhe Christian Pulisic, në minutën e 50’.

Daniel Wass, shpëtoi Valencian, kur në minutën e 82’, barazoi në 2:2 rezultatin./Lajmi.net/