Ky është trajneri që mund ta zëvendësojë Emery te Arsenal
Arsenal po kalon nëpër një krizë të rezultateve dhe Unai Emery po rrezikon seriozisht shkarkimin.

Sport
Vendi i tetë në Premierligë pas 13 xhirove, 19 pikë më pak se liderët e Liverpoolit dhe me pak gjasa për të kapur vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve, Unai Emery duket se i ka të numëruara ditët te Arsenal.
Media britanike ‘Daily Mail’ raporton se Espirito Santo mund të zëvendësojë Emery te Arsenal, përcjell lajmi.net.
Santo po drejton në mënyrë të shkëlqyer Wolvesin, duke e kthyer në një skuadër shumë atraktive në Premierligë, dhe aspak të përshtatshme për krerët e tabelës.
Trajneri Espirito Santo ka kontratë me Wolves deri në vitin 2021./Lajmi.net/