Tragjedia në Shqipëri, Capital T ofron strehim për vëllezërit shqiptarë
Reperi Capital T ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm për publikun.
ShowBiz
Capital T përmes një postimi në Instagram, ka shprehur keqardhje për viktimat nga tërmeti në Shqipëri, shkruan lajmi.net.
Ai ka lënë një numër për kontakt dhe thotë se ofron strehim me të gjitha shpenzimet e hjekura për një numër të limituar të të prekurve nga tërmeti.
“Jemi thellësisht të prekur prej fatkeqësisë që ka ndodhur në Shqipëri, Ju bëj apel të gjithë miqve të mi, miqve të afërt dhe atyre që kanë nevojë, me një numër të caktuar/ të limituar. Jeni të mirseardhur në Prishtinë me të gjitha shpenzimet e hjekura, për strehim dhe të gjitha nevojat tjerat që ju nevojiten. Jemi me ju dhe do ju përkrahim deri në momentin e fundit”, janë fjalët e reperit.
“KONTAKTONI në +383 45 505 399 / Zoti na ndihmofte ne keto kohe te veshtira per te gjithe ne ??? #prayforalbania“, ka shkruar ai. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B5VhxeqBiAF/