Tërmeti nuk kursen as monumentet kulturore, shembet kulla e sahatit në Kalanë e Prezës

Shqipëria sot është gdhirë në mes të panikut dhe frikës.

Lajme

26/11/2019 17:06

Lëkundjet e forta kanë hedhur në tokë banesa, ndërsa shumë qytetarët kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Situata më dramatike paraqitet në Durrës dhe në Thumanë, ku ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë punën për të nxjerrë qytetarët që kanë mbetur poshtë rrënojave.

Lëkundjet e forta nuk kanë kursyer as monumentet e kulturës. Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat raporton është shembur edhe kulla e sahatit në Kalanë e Prezës në Tiranë, ndërsa raportohen edhe për  disa banesa të dëmtuara. Fatmirësisht në qarkun e Tiranës nuk raportohet për jetë të humbura.

YouTube player