Real Madrid përmbys Sociedadin, tregon dhëmbët në ‘Santiago Bernabeu’
Real Madrid ka shënuar fitore kundër Real Sociedad.

Sport
Real Madrid ka arritur që të marrë tri pikët në xhiron e 14-të të La Liga, duke fituar ndaj Real Sociedad me rezultatin 3:1, shkruan lajmi.net.
Fillimisht, ‘Los Blancos’ e gjetën veten në disavantazh, kur Willian Jose shënoi në minutën e 2’.
Karim Benzema dha përgjigjen e parë në minutën e 37’, pas asistimit të Luka Modric, për rezultatin 1:1. Me këtë gol u vendos rezultati i pjesës së parë.
Federico Valverde e nisi mbarë pjesën e dytë për Real Madrid, duke shënuar golin e dytë të Real Madrid, për epërsinë e parë të tyre, në minutën e 48’.
Golin që vulosi rezultatin e këtij takimi e shënoi ‘Topi i Artë’, Luka Modric, në minutën e 74’ të takimit.
Me këtë fitore, Real Madrid mban hapin me Barcelonën, duke mbajtur pozitën e dytë, me pikët e barabarta me katalanët (28).
Real Sociedad mbetet në kuotën e 23 pikëve, për pozitën e pestë, pas 14 ndeshjeve. /Lajmi.net/