Justin Bieber i dhuron gruas orë me diamante për ditëlindje
Justin Bieber nuk kursehet aspak për ditëlindjen e gruas.
ShowBiz
Modelja Hailey Baldwin feston ditëlindjen e parë si e martuar me këngëtarin Justin Bieber, shkruan lajmi.net.
Bieber, me rastin e ditëlindjes së gruas zgjodhi fjalët më të bukura për ta uruar atë, duke i thënë se është arsyeja që çdo ditë dëshiron të bëhet njeri më mirë.
Përveç urimit, këngëtari nuk i ka kursyer edhe dhuratat, madje ka shpenzuar shumë për dhuratën e veçantë që ia bëri gruas.
Bëhet fjalë për një orë me gurë diamanti, ndërsa shkruan “Vetëm më të mirën për të dashurën time”. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B5LkhVuHlnD/