Kualifikimi i Finlandës në Euro 2020: Ja si festuan lojtarët – birra, saunë …
Finlanda është kualifikuar në Kampionat Evropian për herë të parë.

Sport
Ishte një natë për të mos u harruar për shtetin nordik, kur ata siguruan një biletë për finalet e Euro 2020.
Kjo është hera e parë që ata do të marrin pjesë në këtë kompeticion, dhe sigurisht, festa e lojtarëve ishte e çmendur pas kësaj arritje.
Kapiteni i Finlandës, Tim Sparv, ka zbuluar se si lojtarët festuan pasi siguruan biletën për Euro.
“Zakonisht, ne finlandezët jemi introvertë, të rezervuar dhe nuk tregojmë shumë emocionet tona” ka thënë 32 vjeçari, transmeton lajmi.net.
“Kjo e bëri edhe më interesante atë që ndodhi pas vërshëllimës së fundit: tifozët rrëmbyen fushën, dhjetëra më përqafonin, më puthnin dhe më thonin se më duan shumë” ka thënë tutje lojtari.
“Pas festimit në fushë, ne kaluam një orë e gjysmë në sauna, pinim birra dhe këndonim këngë, pastaj darkuam me familjet dhe pastaj shkuam në një klub nate në Helsinki, ku festuam për pjesën e mbetur të natës” shtoi Sparv.
Finlanda kaloi në Euro 2020, si skuadra e dytë e grupit, pas kombëtares së Italisë. /Lajmi.net/