Euro 2020: Kosovë – Angli, forma e dy kombëtareve në pesë ndeshjet e fundit
Spektakël dhe asgjë më pak – kjo është çka pritet nga Kosova dhe Anglia, sonte në ‘Fadil Vokrri’.

Sport
Ora 18:00 do të jap startin e një prej ndeshjeve që po pritet me padurim nga tifozët e Kosovës dhe atyre të Anglisë, shkruan lajmi.net.
Kosova është nikoqire e Anglisë në ndeshjen e fundit të Grupit A, në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020.
Para kësaj ndeshje, Anglia tregon një formë më të mirë sesa Kosova, bazuar në pesë ndeshjet e fundit të kombëtareve.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell statistikat e dy kombëtareve.
Kosova:
Në pesë ndeshjet e fundit, Kombëtarja e Kosovës regjistron tri fitore dhe dy humbje, shkruan lajmi.net.
Në këto pesë ndeshje, lojtarët e Bernard Challandes kanë gjetur rrugën e golit nëntë herë (së paku një herë në secilën ndeshje), kurse kanë pranuar tetë gola.
Rezultatet:
Çeki – Kosovë: 1:2
Kosovë – Mali i Zi: 2:0
Kosovë – Gjibraltar: 1:0
Angli – Kosovë: 5:3
Kosovë – Çeki 2:1
Anglia:
Kombëtarja e Anglisë qëndron më mirë sesa kundërshtari që do të ketë sonte, Kosova, shkruan lajmi.net. Anglia numëron katër fitore dhe një humbje, në pesë paraqitjet e fundit.
‘Tre Luanët’ në pesë ndeshjet e fundit regjistrojnë 23 gola të shënuara, kurse ka pësuar vetëm katër gola, tri nga Kosova.
Rezultatet:
Angli – Mali i ZI: 7:0
Bullgari – Angli : 0:6
Çeki – Angli: 2:1
Angli – Kosovë: 5:3
Angli – Bullgari 4:0 /Lajmi.net/