Qyteti i Prishtinës me mesazhe mikëpritëse për Anglinë – reagon ambasada britanike
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar pas mesazheve mikëpritëse të kosovarëve, për kombëtaren e Anglisë.
Sport
Anglia do të luajë në ‘Fadil Vokrri’ gjatë së dielës, me fillim nga ora 18:00, në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020.
Kosova ka humbur biletën për Euro 2020, duke bërë që ndeshja me Anglinë të luhet vetëm për prestigj. Kjo nuk ka ndalur tifozët që të bëjnë pritje madhështore për anglezët.
Qyteti i Prishtinës është mbuluar me mesazhe mikëpritëse si ‘Mirësevini & Respekt’, ‘Mirësevini vëllezër’ etj.
Pas këtyre mesazheve, përmes Facebook ka reaguar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe, të cilët kanë shkruar se tifozët që udhëtojnë drejt Kosovës do të priten ngrohtë. Më poshtë lajmi.net ua përcjell shkrimin e Ambasadës Britanike në Facebook. /Lajmi.net/