Arsenal pëson edhe kundër Leicester – vazhdon forma e lartë e ‘dhelprave’
Arsenal ka pësuar një tjetër humbje, kësaj radhe kundër Leicester.
Sport
Xhiroja e 12-të e Premierligës i ka dhënë një tjetër goditje skuadrës së Arsenal, e cila u mposht me rezultatin 2:0 nga Leicester City, shkruan lajmi.net.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Jamie Vardy, i cili shkundi rrjetën e ‘Gunners’ në minutën e 68’ të takimit.
Për t’i dhënë qetësinë skuadrës së Leicester u siguruar James Maddison, i cili shënoi në minutën e 75’.
Me këtë fitore Leicester merr përkohësisht pozitën e dytë në tabelë, me 26 pikë, aq sa ka edhe Man City.
Arsenal qëndron në pozitën e gjashtë, me 17 pikë pas 12 ndeshjeve. /Lajmi.net/