Abraham superiorë krahasuar me Rashford – thyen rekordin e tij në vetëm 12 ndeshje
Tammy Abraham duket superiorë krahasuar me Marcus Rashford, bazuar në statistika.
Sport
I riu anglez po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme me Chelsea këtë edicion, duke mos pasur telashe që të gjej golin.
Ylli i ‘bluve’ ka shënuar edhe në fitoren e sotme të Chelsea, kundër skuadrës së Crystal Palace.
Me këtë gol, ai ka prekur shifrën e 10 golave, duke thyer kështu rekordin më të mirë të Rashford, në vetëm 12 lojë, përcjell lajmi.net.
Rashford shënonte 10 gola në edicionin 2018/19, por atij i duheshin plot 33 ndeshje për ta bërë këtë.
Mbetet të shihet nëse Abraham do ta kalojë Rashford në secilin aspekt të lojës. /Lajmi.net/