Ushqimi që ndihmon në përmirësimin e jetës seksuale
Nëse dëshironi të përmirësoni jetën tuaj seksuale pa ndihmën e ndonjë medikamenti, ekzistojnë disa mënyra.
Lifestyle
Një ndër to është edhe ngrënia e ushqimeve, ku disa prej tyre mund t’i kontribuojnë përmirësimit në shtrat, transmeton lajmi.net.
Sipas studimeve, frutat që derivojnë nga familja e manaferrave, në të cilat futen edhe dredhëzat, janë të pasura në mineralin e zinkut. Ky mineral ndihmon në prodhimin e hormoneve të seksit.
Në vendet aziatike, Manaferrat Goji janë përdorur tradicionalisht si një stimulacion seksual i cili ndihmon në përmirësimin e dëshirës seksuale, si tek burrat ashtu edhe tek gratë.
Ndërsa njerëzit plaken, nivelet e testosteronit – hormoni i seksit mashkull – bien duke rralluar aktin intim. /Lajmi.net/