Tri skuadra vihen pas mbrojtësit të Juventusit
Mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral po tërheq vëmendjen e disa skuadrave evropiane, pavarësisht se ka bërë vetëm një paraqitje për kampionët e Serie A.
Sport
21 vjeçari i është bashkuar Juventusit në shtator nga Sassuolo, dhe luajti vetëm 90 minuta në sfidën kundër Hellas Verona.
Calciomercato raporton se skuadra si Manchester United, Arsenal dhe Milan janë të interesuara për reprezentuesin e Turqisë, përcjell lajmi.net.
Lëvizje konkrete në këtë drejtim pritet të ketë gjatë verës së ardhshme, ku Juventus do të vendos përfundimisht për të ardhmen e lojtarit./Lajmi.net/