Diellza Kolgeci ndan një imazh të vajzës gjashtë muajshe
Diellza Kolgeci muajin prill solli në jetë vajzën e saj.
ShowBiz
Diellza Kolgeci dhe Fisnik Rugova gjashtë muaj më parë u bënë prindër për të parën herë me lindjen e vajzës së tyre të cilën e pagëzuan me emrin Helena, shkruan lajmi.net.
Pasi vajza ka mbushur gjysmë viti, modelja shqiptare ka ndarë një imazh të saj ku zbuloi portretin e plotë të bijës.
Helena duket si një engjëll i vërtetë në foton e ndarë, dhe e ëma ia kishte bashkëngjitur edhe një figurë të balerinës. /Lajmi.net/