Rihanna ‘thumbon’ Donald Trumpin
Rihanna sërish ka 'thumbuar' presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
ShowBiz
Rihanna së fundi ka dhënë një intervistë për prestigjiozen “Vogue”, ku nuk i kurseu kritikat për presidentin, Donald Trump, shkruan lajmi.net.
Kjo për faktin se ajo nuk i mbështet disa politika të tij, sidomos për mënyrën se si Trump po merret me kontrollin e armëve.
Ajo e përmendi këtë çështje kur foli për rastin e të shtënave masive në gusht 2019 në El Paso, me këtë rast ajo dëshiroi që presidenti ta njohë atë si veprim terrorizmi.
“Njerëzit po vriten nga armët e luftës që i blejnë legalisht. Kjo thjesht nuk është normale. Kjo nuk duhet kurrë të jetë normale. Dhe fakti që është klasifikuar si diçka e ndryshme për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre? Është një shuplakë në fytyrë. Është plotësisht raciste”, ka thënë ndër të tjera Rihanna.
Këngëtarja shtoi se njerëzit me ngjyrë tjetër të lëkurës që gjuajnë me armë konsiderohen menjëherë teorristë, ani pse mund të kenë probleme me shëndetin mendor.
Ajo përfundoi duke thënë se “njeriu më i sëmurë mendor në Amerikë tani për tani, është presidenti Trump”. /Lajmi.net/