Justin Bieber ka një dedikim romantik për bashkëshorten e tij

Justin Bieber është ‘zhytur’ në dashuri me bukuroshen Hailey Bieber.

ShowBiz

22/10/2019 09:52

Justin Bieber javë më parë lidhi kurorë për të dytën herë me Haileyn, kjo pasi çifti janë në momentet më të mira në lidhjen e tyre, shkruan lajmi.net.

Këngëtari ka qenë mjaft aktiv kohëve të fundit në rrjete sociale dhe shumica e postimeve të tij janë në lidhje me modelen kanadeze.

Ai së fundmi ka bërë një tjetër dedikim romantik për biondinën ku në foton që ajo shihet me fustanin e bardhë Justin ka shkruar “ Bashkëshortja ime seksi, njeriu im i preferuar”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B36MXitntbq/