Kjo pije alkoolike iu ndihmon meshkujve të mbajnë gjatë ereksionin

Alkooli dhe seksi i ngathët shkojnë paralelisht, por ekziston një lloj alkooli që në të vërtetë përmirëson jetën tuaj seksuale.

Lifestyle

21/10/2019 20:42

Sipas hulumtimeve të fundit italiane, vera e kuqe përmban komponime që stimulojnë zonat erogjene tek dy gjinitë, transmeton lajmi.net.

Vetëm dy gota në ditë është vërtetuar se rrisin nivelin e testosteronit tek meshkujt, gjë që mund të ndihmojë në parandalimin e mosfunksionimit erektil.

Kjo për shkak se kompleksi Quercertin bllokon enzimën UGT2B17, e cila përdoret tek burrat për të nxitur testosteronin.

“Vera e kuqe, e konsumuar në mënyrë të moderuar, mund të rrisë rrjedhën e gjakut, duke ju relaksuar dhe ulur frenimet tuaja”, shtoi nutricionistja, Shona Wilkinson. /Lajmi.net/