ZYRTARE: Ky është trajneri i muajit shtator në Premierligë
Jurgen Klopp është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit shtator.
Sport
Trajneri i Liverpoolit me plot meritë ka fituar çmimin e më të mirit për muajin që lamë pas.
Liverpool në tri ndeshjet e zhvilluara në shtator, ka shënuar tri fitore, për të ruajtur kreun e Premierlgiës, dhe për të thelluar distancën me Manchester Cityn.
Në garën për më të mirin, Klopp ka mposhtur Eddie Howe, Frank Lampard dhe Brendan Rodgers./Lajmi.net/