Kusari-Lila ironizon me LDK-në: Tubimi në Istog dëshmon se koha e bastioneve ka mbaruar

Vetëvendosje ka mbajtur sot tubim në bastionin e LDK-së, në Istog që njëherit është edhe vendlindja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Lajme

26/09/2019 16:19

Me këtë rast, kryetarja e Alternativës që garon në listë me VV-në, Mimoza Kusari ka ironizuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Facebook, Alternativa ka shkruar se koha e bastioneve ka mbaruar.

Postimi i plotë:

Tubimi i sotëm në Istog është dëshmi se koha e bastioneve në Kosovë ka përfunduar.
Koha e ndryshimit, e reformave dhe e drejtimit të ri të shtetit po vjen me 6 Tetor. /Lajmi.net/