Turneu i boksit në Shqipëri kthehet në tragjedi, humb jetën boksieri bullgar

Një boksier bullgar humbi jetën gjatë turneut të boksit “Shkodra Boxing Night” që po mbahet në qytetin e Shkodrës.

Sport

21/09/2019 20:20

Sportisti bullgar Isus Velchkov ka rënë pa ndjenja në tokë dhe më pas ka ndërruar jetë ndërsa ishte duke u ndeshur me boksierin durrsak Ardit Murja.

Ndihma e shpejtë dhe mjekët kanë shkuar menjëherë në ndihmë të bullgarit, por nuk kanë bërë të mundur ta mbajnë atë në jetë.

Burimet bëjnë me dije se shkaku i vdekjes ka qenë ataku kardiak.