Veseli dhe beteja për të sotmen e politikës

Shkruan: Bahri Bivolaku

Opinion

14/09/2019 09:34

“Në demokraci një parti gjithmonë i përkushton energjitë kryesore të saj që të përpiqet të provojë se partia tjetër është e papërshtatshme për të sunduar dhe zakonisht të dyja kanë sukses dhe kanë të drejtë.” – kështu thotë satiristi i njohur amerikan Mencken dhe kështu veprohej në vendin tonë, duke harruar se ky ëhtë mendim i satiristit e jo i një mendimtari të politikës.

Një gjendje e tillë në politikën e Kosovës në garën elektorale për zgjedhjet po joshet nga disa akterë që veprimin politik si agjendë e nxjerrin nëpërmjet kujtesës e ca të tjerë nëpërmes parashikimit. Me të tilla elemente synojnë ta sfidojnë e eliminojshnë kundërshtarin politik duke harruar tërësisht se beteja kryesore në fushën e politikës së qytetarëve është beteja për të tashmen. Është koha që politika në Kosovë ta bëjë kapërcimin e hendekut midis së thënës e së bërit. Sot, shoqëria në Kosovë ka para vetes detyrën kryesore, atë të përgjegjshmërisë së veprimit politik për të sotmen, u dëgjohet zëri mbi të arsyeshmen e saj që në Kosovë është e nuk duhet të jetë, por pa humbur vlerësimin për rezultatet e mëdha të arritura. Këto zgjedhje dhe debatin për to, padyshim se i fiton politika që dëshmon se ka guximin për të bërë prerjen dhe hapjen e faqes tjetër të librit të historisë, ku vendos kufijtë mes demokracisë e sallamadisë. Në këtë rrugëtim, politikanët frikacak nuk kanë vend e as ata që gjenden mes kujtesës e parashikimit. Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, mbase të ketë dhënë shenjat e ndërtimit të një kauze të tillë reformatore, e cila bazohet në ecjen për toke dhe gatishmërinë për t’u ballafaquar me problemet, e jo ikur nga to. Ndërtimin dhe reformën nuk duhet bërë si një zëvendësim pa domethënie për shoqërinë e personelin drejtues politik, por në ndërtim në stilin dhe përmbajtjen e politikës. Politika në fletën e re të këtij lideri ushqehet nga problemet e një jete më të mirë e më të denjë të qytetarëve që përfaqëson rritja e cilësisë së jetës e që mendoj të jetë standardi kryesor që i hapë perspektivën europiane këtij vendi.

Grupimet politike dhe mbështetja e qytetarëve

Çdo etapë kohore e shkurtër a e gjatë, që lidhet me një fenomen a dukuri, e ka fundin e vet dhe fillimin e ri. Fillimi i ri kërkon novistët të cilët e kapërcejnë etapën me origjinalitetin veprues, të cilën gjë po mundohet ta ngrisë si vlerë Veseli. Ka ardhur koha që petkun e saj të veshur, politika ta ketë të pastër dhe si duket zgjedhjet nacionale kanë rastin për të shënuar këtë fillim të ri të të bërit politikë në Kosovë. Pritjet, kuptohet ishin më të mëdha, por duhet kuptuar se ky është fillimi. Grupimi politik që e ka kuptuar nevojën e fillimit të ri dhe kompozohet karshi këtij realiteti, gjithsesi do ta ketë mbështetjen e qytetarëve të këtij vendi, pasiqë ata edhe e kërkojnë atë, por që këtë ndryshim nuk mund ta bëjnë vendosjet politike të pakonsoliduara. Vullneti i qytetarëve për t’i votuar partitë tradicionale me identitet e veprim nga e kaluara është i zbehur dhe konsmuar po aq sa edhe i atyre që krijuan identitet nga arratitë politike karshi realiteteve sistemore. Qytetari fillimin e ri prapë do t’ia besoj partisë a partive që e bëjnë punishten e së tashmes politike, i motivuar kryesisht nga pragmatizimi veprues i tyre. Tek shumica e qytetarëve ende mbizotëron arsyeja se kjo e tashme politike gjithsesi e reformuar edhe në veprim dhe të bërit politikë, është garantuese e ruajtjes së të arriturave të këtij populli që realisht janë të mëdha. Prandaj, janë që kapitullin e ri të ndryshimit të të bërit politikë ta bëjë me këto parti. Më mbanë shpresa se ky brez i politikës që simbolizon të tashmen politike, të ketë vullnetin që Fillimin e Ri ta çojë deri në fund. Ndryshe, në Kosovë do të fuqizohet ekstremizmi si inovacion në teprim i shumë ngjyrave e llojeve, mbase e rrezikon edhe vet ekzistencën e shtetit.