Plani madhështor i Real Madrid: Nadal përballë Federer, në ‘Santiago Bernabeu’
Real Madrid ka një plan madhështor për një ndeshje tenisi në mitikun ‘Santiago Bernabeu’.
Sport
‘Los Blancos’ duan që të organizojnë një ndeshje tenisi ndërmjet Rafael Nadal dhe Roger Federer, transmeton lajmi.net.
Presidenti i klubit, Florentino Perez, shpreson që të organizojë këtë mega duel, dhe u ka thënë zyrtarëve tjerë se dëshiron ta zhvilloj këtë duel në stadiumin e tyre, për të vendosur rekord audience, bën të ditur spanjollja ‘ABC’.
Tribunat e ‘Bernabeu’ kanë një kapacitet prej 81,055 ulëseve, që do të ishte rekord për një ndeshje tenisi.
Rekordi aktual qëndron në 35,681 spektatorëve, në ndeshjen Kim Clijsters – Serena Williams, në Belgjikë.
Mbetet të shihet nëse plani madhështor i Perez do të konkretizohet. /Lajmi.net/