Sean Paul bëhet baba për herë të dytë

Sean Paul ka mirëpritur vajzën Remi Leigh me bashkëshorten Jodi.

ShowBiz

04/09/2019 11:29

Sean Paul dhe bashkëshortja e tij Jodi, të cilët u martuan në vitin 2012 kanë mirëpritur fëmijën e dytë, shkruan People, transmeton lajmi.net.

Sean Paul u bë baba për herë të dytë, dy vite pasi mirëpriti djalin Levi.

Reperi dhe ikona e dancehall, 46 vjeç, mirëpritën fëmijën e dytë, që është vajzë dhe e pagëzuan Remi Leigh Henriques.

Foshnja erdhi në jetë të martën, më 20 gusht.

Aktori publikoi në Instagram një portret të ëmbël familjar, ndërsa në një tjetër foto shfaq djalin duke u kujdesur për vajzën.

“RRR !!! Remi Leigh. Mirë se vjen bija ime”, ka shkruar ai spër fotos. /Lajmi.net/