Prindërit shokojnë mediat botërore: Lindin katër binjakë përbrenda dy vitesh
Një çift i ri kanë mirëseardhur në këtë botë dy grupe binjakësh jo-identikë për më pak se dy vite.
Lifestyle
Shauna Copple, 20 vjeçe dhe Josh Fell, 22 vjeç, nga Swinton-i i Britanisë së Madhe, u shokuan kur zbuluan se po prisnin binjakë më 2017-ën, transmeton lajmi.net.
Çifti, cili nuk kishte histori binjakësh nga dy anët e familjes asnjëherë, mirëpritën Amelia-Rose-n dhe Maison-in në nëntor të 2017-ës, në këtë botë.
Shauna ngeli shtatzënë sërish pas një viti, e cila u trondit kur kuptoi se po priste binjakë për herë të dytë.
Javën e kaluar, çiftit iu bashkëngjit grupi i dytë i binjakëve, Isla dhe Darcie, në familjen e tyre.
Ata kanë publikuar fotografi të familjes së madhe së bashku, të cilat morën vëmendjen e medieve botërore. /Lajmi.net/