Mount: Jam shumë i lumtur me rikthimin tek Chelsea
Talenti i Chelsea, Mount, është shprehur shumë i lumtur me rikthimin e tij tek Chelsea.
Sport
Mason Mount është kthyer në një pjesë kryesore të formacionit të Chelsea, pas kthimit nga huazimi tek Derby County.
Në një intervistë të tijën, mesfushori ofensiv është shprehur shumë i lumtur me rikthimin e tij, por edhe me formën në të cilën po kalon.
“Po e dashuroj këtë moment, po punojë shumë dhe kam ulur kokën” ka thënë talenti i ‘Bluve’, transmeton lajmi.net.
“Është një hap i madh për mua, kur shikon skuadrën dhe sa lojtarë të mirë ka. Për mua, të stërvitem me ta, çdo ditë, është gjëja më e mirë në botë” ka thënë tutje Mount.
Lampard po e aktivizon talentin Mount në pozitën e anësorit, në partneritet me Abraham edhe Pulisic. /Lajmi.net/