‘7-shat’ e dështimeve të United pas largimit të Ronaldos

Manchester United po has në vështirësi me futbollistët që zgjedhin të veshin fanellën me numrin 7.

Sport

28/08/2019 22:01

Që nga viti 2009 kur u largua Cristiano Ronaldo drejt Real Madrid, ‘Djajtë e Kuq’ transferuan lojtarë që e mbajtën numrin 7 dhe dështuan.

Duke filluar nga Owen, Angel Di Maria e duke përfunduar tek lojtari i cili pati pagën më të lartë tek United, Alexis Sanchez, përcjell lajmi.net.

Në total pas largimit të yllit portugez nga Old Trafford, gjithsej së bashku janë shënuar 15 gola nga pasardhësit e tij.

I fundit ishte kiliani Sanchez, i cili është pranë zyrtarizimit te skuadra italiane Inter si huazim. /Lajmi.net/